Ditën e sotme Liverpool ka zyrtarizuar shitjen e Tiago Ilori te skuadra e Reading e cila për të marrë shërbimet e mbrojtësit ka shpenzuar 3.75 milionë sterlina.

Zyrtarizimi i lojtarit portugez u bë ditën e sotme ku Tiago Ilori ka firmosur një kontratë 3 vjet e gjysmë me ‘Royals’, shkruan “Daily Mail”.

23-vjeçari në vitin 2013 veshi fanellën e Liverpoolit dhe që prej asaj kohe ai është huazuar te Granada, Bordeaux dhe Aston Villa.

Artikulli paraprakSergi Samper i ka thënë diçka Arsene Wenger-it, e ky mbeti i heshtur!
Artikulli tjetërSHGSK-së, mbajti konferencë për shtyp para dy ngjarjeve të mëdha në këtë muaj