Frank Lampard largohet nga  New York City pas përfundimit të kontratës.Këtë e ka konfirmuar vet klubi amerikan përmes faqës zyrtare. “I falënderoj tifozët për përkrahjen dhe qytetërimin që e kanë treguar ndaj meje në këto dy vite” deklaroi shkurt ish reprezentuesi i famshëm anglez.

38-vjeçarin Lampard e nisi karrierën te West Ham duke shënuar 25 gola në 157 paraqitje, për të kaluuar Chelsea ku ishte ikonë e klubit. Atje luajti 13 vite dhe në 626 ndeshje ai shënoi 208 gola.

Më pak luajti pak te Manchester City dhe në 38 ndeshje shënoi 8 gola, kurse te skuadra amerikane New York anglezi shënoi 15 gola në 31 paraqitje.

Artikulli paraprakStatistikat, në Itali nuk fitohet duke vrapuar
Artikulli tjetërKane bëhet problem te Tottenham