Ylli i Partizanit të Tiranës, Labinot Ibrahimi edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë shqiptare, pas tre vjetëve qëndrimi në Shqipëri si lojtar i “demave të kuq”.
Ibrahimi gëzimin për marrjen e pasaportës shqiptare e ka ndarë më fansat në facebook, duke falenderuar Presidentin e Partizanit Demi dhe Presidentin e Shqipërisë Nishani.
Kujtojmë që Ibrahimi në vitin 2013 kaloi te Partizani nga Prishtina, ku deri më tani ka 73 ndeshje të zhvilluara dhe 4 gola të shënuar.