Përfundoi mbledhjen Komisioni Diciplinor pranë (FIGC).

Rasti Patrick Cutrone ka qenë shumë i diskutuar në orët e fundit në Itali, për golin që e shënoi me dorë në derbin ndaj Lazios, përcjell Korneri.net.

Megjithatë, pas videoxhirimeve që pa komisioni diciplinor, ata vendosën që sulmuesi i ri i rosonerëve të mos dënohet me asnjë ndeshje moslojë, edhe pse paraprakisht ishte thënë se dënimi duhet të jetë minimum me dy ndeshje.

Vet lojtari e ka pranuar se ka shënuar me dorë, por pa vullntin e tij, dhe kjo është marr për bazë në mënyrë që ai të mos dënohet fare. Ky është lajm perfekt për Cutronen dhe Milanon për dy ndeshjet e radhës ndaj Udineses dhe Spal, që të dyja në udhëtim. /Korneri.net

Artikulli paraprakFitore e thellë e Besës në miqësore
Artikulli tjetërLiria sapo përfundoi miqësoren me Orikumin