Megjithë pretendimet për të krijuar një skuadër konkuruese edicionin e ardhshëm dhe të kërkojnë rikthimin sa më të shpejtë në elitën e futbollit kosovar, tashmë vjen goditja e parë për klubin gjakovarë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë Besnik Krasniqi ka konfirmuar largimin nga Vëllaznimi dhe se shumë shpejtë pritet të bëhet me skuadër të re, shkruan Gazetasheshi.com.

“Më vjen keq sinqerisht që Vëllaznimi do luajë në Ligën e Parë. Kam dhënë maksimumin nga vetja ime dhe vërtetë kam kaluar mirë në Gjakovë. Por, ky ishte fati dhe tashmë duhet të pajtohemi. Mund të konfirmoj largimin tim nga Vëllaznimi dhe i falenderoj shumë për mikëpritjen. Ofertat kanë filluar edhe para mbylljes së kampionatit, por nuk kam dashur ti bëjë publike pasi që kishim dy ndeshje me rëndësi. Disa klube nga Superliga e Kosovës dhe disa të tjera nga Shqipëria kanë shprehur interesim për shërbimet e mia, por shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen time”, deklaroi Krasniqi.

Image result for besnik krasniqi vellaznimiBesnik Krasniqi erdhi te Vëllaznimi nga Llapi, teksa kaloi gjashtë muaj të shkëlqyer, pavarësisht faktit se skuadra gjakovare dështoi ti realizonte qëllimet e veta.

Gazetasheshi.com mëson se në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e Krasniqit janë Ballkani dhe Gjilani.

Artikulli paraprakKryesia e Dardanës i bën thirrje urgjente gjithë Kamenicës
Artikulli tjetërDragusha tregon nëse do ti mbetet besnik, apo jo Vëllaznimit në Ligën e Parë