Një lajm shumë i madh për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Me 28 mars të këtij viti në Belgjikë, më saktë në stadiumin Edmond Machtens në Bruksel, do të zhvillohet ndeshje miqësore në mes të Kosovës dhe Kamerunit, e cila do të jetë një ajkë për prfaqësuesen tonë, pasi përballë do të ketë kampionin e freskët të Kupës së Afrikës që mposhti në finalen e madhe Agjiptin e rezultat 2:1.

Një përfaqësuese kaq të fuqishme nuk ka mundur të ketë në këtë fazë Kosova, por fal angazhimit të madh të krerëve të FFK-së, kjo miqësore do të realizohet në Bruksel pasi Gjermania aty ku Kosova deshti tyë luante nuk lejoi një ndeshje si kjo.

Kosova do të takohet me Kamerunin vetëm katër ditë pas duelit kualfikues me Islandën në Shkodër.

 

Artikulli paraprakReal Madridi kaloi edhe Espanyolin
Artikulli tjetërChelsea kalon në çerekfinale të FA