Ish trajneri i Romës francezi, Rudi Garcia edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së famshme Marseille, bëri të ditur vet klubi nga Veledrom.

Garcia ka nënsnhrkuar kontratë 3-vjeçare me opcion për një vit tjetër, kurse ai do të uletë në stol që në ndeshjen e ardhshme që Marseille e zhvillon kundër kampionit aktual Paris SG.

Klubi Marseille në krye me presidentin Jacques-Henri Eyraud, janë shumë të lumtur që arritën marrëveshje me trajnerin 52-vjeçar të cilin e konsiderojnë jashtëzakonisht shumë trajnerin i cili e kishte fituar titullin e kampionit në Ligue1 në edicionin 2010/11 me Lille.

 

 

Artikulli paraprakDorëhiqet Mijovic, vendin e tij do ta zë kroati Sarin
Artikulli tjetërStrakosha ka gati kontratën e gjatë te Lazio