Sigal Prishtina ka filluar përforcimet për pjesën e mbetur të edicionit. Skuadra bardhekaltër, pasi u lirua nga shërbimet e shumicës së basketbollistëve të huaj, ka arritur të sjell në kryeqytet tashmë një emër të dëshmuar për basketboll dashësit kosovar, bëhet fjalë për qendren kroate Nenad Delic, ish basketbollist i Pejës, së fundmi anëtar i skuadrës bullgare Rilski Sportist.

Delic është vetëm dhurata e parë në këtë vit të ri, për tifozët prishtinas pasi drejtuesit e skuadrës njoftojnë që së shpejti te Prishtina do të ketë risi të reja.

Kampioni aktual i Ballkanit, nuk e ka nisut edicionin mirë, pasi tashmë është eliminuar nga Fiba eurocup, teksa as në Balkan League nuk është se po ecën mirë.

Artikulli paraprakDybala në gjigantin spanjoll?
Artikulli tjetërDerbi më i madh skocez për vitin 2016 i takoi Celtic