Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca zyrtarisht ka refuzuar milionat e kinezëve për të vazhduar të ardhmen e tij te skuadra e Milanit.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i kolumbianit i cili theksoi se klienti i tij është i lumtur te Milani dhe nuk i dëshiron milionat e skuadrave kineze.

“Bacca është i lumtur në Milan dhe klubi gjithashtu është i kënaqur me paraqitjet e tij, kështu që nuk ka arsye që ai të largohet nga San Siro. Ka shumë ekipe që interesohen për Baccan. Kemi marrë oferta edhe nga disa klube kineze, të cilat kanë ofruar kontrata të mëdha, por klienti im kam vetëm një dëshirë: të luajë për Milanin”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakSupertalenti i Barcelonës në “radarët” e Romës
Artikulli tjetërA e dini sa lojtarë të huaj kanë të drejtë ti regjistrojnë skuadrat kosovare?!