Tashmë janë mësuar gjashtë emrat e skuadtave kosovare që janë licensuar nga Uefa, për garat ndërkombëtare që pritet të zhvillohen pas disa muajsh. Gjashtë skuadra tona janë licensuar, por fatin do ta kenë vetëm 2 të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare, Drita e FC Prishtina. Ndërkohë me dokumentacion dhe kushte janë në rregull edhe Liria, Trepca89, Llapi dhe Gjilani,shkruan korneri.net

Befason emri i ish kampionit të Kosovës, Feronikeli që nuk ka arritur të përmbushë kushtet e licensimit. Nikli problem të tillë pati edhe gjatë edicionit 2015/16.

Gjithashtu finalisti i Kupës, Vëllaznimi nuk fo të mund të garojë në arenën ndërkombëtare pa marrë parasysh rezultatit në finalen e Kupës.

Këto janë skuadrat e licensuara nga UEFA:

1.Drita
2.Prishtina
3.Liria
4.Trepca 89
5.Llapi
6.Gjilani

Artikulli paraprakIcardi merr sinjalin e parë, grumbullohet mes 35 lojtarëve te Argjentina
Artikulli tjetërHiguain “kurbani” i Juventusit gjatë verës