Sulmuesi i talentuar kosovar, Florian Kamberi është bërë me skuadër të re në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Floriani la kampionët e shumëfishtë të Zvicrës, Grasshopper për tu huazuar në Gjermani tek skuadra e njohur Karlsruher.

Huazimi i Kamberit është me opsion blerje për dy milionë euro nga skuadra gjermane.

Kamberi do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Grasshopperit, pasi vitin e kaluar ia fitoi derbin lokal ndaj Zurichut me golin e shënuar në minutën e 93-të.

“Unë jam i lumtur që jam këtu. Dua ta jap kontributin tim për skuadrën që të kemi një sezon të suksesshëm”, deklaroi djaloshi i ri nga Kosova për faqen zyrtare të klubit.

21-vjeçari stinorin e kaluar kishte shënuar tre gola me skuadrën e parë të Grasshopperit, ndërsa për të dytën në ligën e tretë zvicerane kishte realizuar 20 herë.

Artikulli paraprakAkoma asnjë lajm, Kosova në pritje të përgjigjes nga FIFA
Artikulli tjetërE pabesueshme: Këtë ofertë kishte refuzuar Roma për Nainggolan nga Inter