Tashmë është edhe zyrtare. Stevan Jovetic kaloi te Monaco.

Sulmuesi nga Mali i Zi i cili luante mjaftë mirë te Interi sidomos në ndeshjet miqësore gjatë kësaj vere, megjithatë zyrtarëte klubit nuk i besuan sikurse edhe trajneri Luciano Spalletti, andaj vendosën ta shesin për 11 milionë euro te Monaco, shkruan Korneri.net.

Jovetic ka zgjedh numrin 10 në fanellë, atë që e barti deri më tash supertalenti Kylian Mbappe, i cili është rrugës për te Paris SG për rekord 180 milionë euro.
Joventic ndoshta nuk do të jetë edhe përforcimi i fundit te Monaco, sepse me këto para të Mbappe pritet të realizohet edhe operacioni Andrea Belotti. /Korneri.net

Artikulli paraprakE FUNDIT | Stadiumi “Rexhep Rexhepi” merr pamje të re
Artikulli tjetërSchick te Roma, e konfirmon presidenti i Sampdorias