Gjatë hedhjes së shortit për rrethin e katërt të DigitAlb Kupës, klubet e Vala Superligës kanë mësuar edhe datën e nisjes së stinorit pranveror.

Stinori i ri do të hapet më 13 shkurt me ndeshjet e Kupës. Ndërkohë, pjesa e mbetur e Vala Superligës do të startojë më 16 shkurt (e premte), teksa do të vazhdojë edhe në fundjavë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, rastësi është fakti se do luhet edhe më 17 shkurt për nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kësisoj, për dallim prej herëve tjera, skuadrave elitare do t’iu bie të pushojnë pak më shumë se dy muaj.

Ndërkohë, pushimi për futbollistët do të jetë shumë i shkurtër, pasi që tani nisin përgatitjet për sitnorin pranveror.

Artikulli paraprakAllegri – mjeshtër i fazës së grupeve, kalon “Specialin”
Artikulli tjetërKapiteni i Perus jashtë Botërorit për arsye banale