Më në fund vjen lajmi i shumëpritur.
Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora ka miratuar nisjen e kampionatit italian në 20 qershor pas takimit të fundit që pati me pjesëtarët e Ligës Italiane, Shoqatës së Futbollistëve, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve.
“Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani futbolli italian do të luhet sërish. Sot morëm miratimin e Federatës për Protokollin Shëndetësor, i cili është i detyrueshëm për të gjitha klubet. Pas të gjitha diskutimeve mund të themi se kampionati italian do të nisë në 20 qershor”, u shpreh Ministri Spadafora për mediat.
Në fakt, futbolli në Itali zyrtarisht do të nis me 13 qershor me ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Coppa Italia, kurse finalja e madhe me 17 qershor në Olimpico. /Korneri.net