Pas largimit të trajnerit turk, Shemsetin Bas, skuadra e Pejës e ka gjetur trajnerin e ri i cili do ti prijë ekipit në stinorin pranveror.

Verdhezinjët kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur maqedonas, Jordančo Davitkov, për ti prirë skuadrës në vijim të kampionatit.

Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me rradhë. Ai kualifikoi Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Davitkov gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Ai gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skudra të ndryshme si ajo e Rabotniçkit me të cilën është shpallur 4 herë kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave.

Skuadra e Pejës stinorin vjeshtor në elitën kosovare e mbylli në pozitën e 3-të me 23 pikë, 9 fitore e 5 humbje.

/AsistiOnline.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here