Pas përforcimit me talentin e Teutës, Nazmi Gripshi skuadra e Skënderbeut nuk njeh limite pasi ka nënshkruar edhe me mesfushorin, Gjergji Muzaka.

Lajmi është zyrtarizuar pak minuta më parë nga klubi i Skënderbeut:

“Gjergji Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me presidetin Takaj dhe sot do i bashkohet ekipit. Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola. #ËelcomeBackMuzaka”, thuhet në njoftimin zyrtar të Skënderbeut.
Image

Artikulli paraprakLuiz Gustavo i përgjigjet në mënyrë shokuese Juventusi-t
Artikulli tjetërTensionohen raportet Mavraj – De Biasi, ja e vërteta