Ish-numri një në botë, tenisti Andy Murray, nuk do të luajë në grand slam të Australian Open.
Britaniku ka ende probleme fizike në shpinë, që nuk e lejojnë të luajë në turneun që nis më 20 janar dhe zhvillohet në Melburn.
“Kam 5 muaj që nuk zhvilloj një ndeshje me 5 sete, ndaj do të ishte e rrezishme një pjesëmarrje e tillë. Të luaj ndeshje të tilla të gjata është e vështirë për mua”, tha Murray, tashmë 32 vjeçar.
“Kam punuar fort këto muaj për t’u rikthyer, por jo të rrezikoj. Pas Australian Open do të rikthehem të luaj, pa u sforcuar dhe në turne më të lehtë”, përfundoi Murray.
/Syri.net