Një supergoditje, pasi nga ky transferim kampionët e Shqipërisë arkëtojnë 300 mijë euro, ndërkohë që klubi kampion në Shqipëri ruan edhe 20% të të drejtave të rishitjes së 18-vjeçarit.

Mesfushori nga Kosova ka nënshkruar një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë, deri në verën e 2021 me Lilën.

Një transferim që mban firmën e të zakonshmit Shkumbin Qormemeti, së bashku me Haris Fakiç, mjaft i kujdesshëm në vëzhgimin e talenteve si Zeka, i cili është pjesë e Shqipërisë U19.

Zeka ishte pjesë e FC Prishtinës në Kosovë, ku shfaqi talentin e tij në skuadrat e grupmoshave tek ekipi më i suksesshëm kosovar.

Artikulli paraprakDy përfocime të mëdha te KB Bashkimi
Artikulli tjetërZyrtare: Inter befason kinezët, ja për çka bëhet fjalë!?