20110917 Azemi jubelt nach Tor zum 3:1

Ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, kanënshkruar kontratë me Holstein Kiel deri në vitin 2018.

Pikërisht tek Holstein Kiel (Liga e tretë), Azemi luante i huazuar.

“Jam i lumtur që kjo ndodhi. Kur erdha në dimër në Kiel, e parashikoja se do të luaja edhe sezonin e ardhshëm. Nuk doja të kthehesha në Furth, tani koka ime është e lirë sërish, dhe tani mund të përqendrohem totalisht në fushë”, tha 25-vjeçari.

Azemi ka pësuar rënie në karrierë shkaku i pauzës dy vjeçare, pas aksidentit të tmerrshëm të pësuar në gusht 2014./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Romës i refuzohet ankesa për Strootman
Artikulli tjetërKonfirmohet: Diego Costa do të transferohet në Kinë, ky sulmues do të jetë pasuesi i tij…..