Para pak ditësh kemi shkruar se talenti i madh portugez që konsiderohet si Ronaldo i ri, Gonçalo Guedes, edhe zyrtarisht është anëtari i Paris SG. Klubi francez ka prezantuar tashmë para gazetarëve dhe atë me fanellën nr.15 përforcimin më të ri i cili ka kushtuar hiq më pak se 30 milionë euro. Guedes të cilin mediat britanike e kishin dërguar në Premier League (Manchester United), ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021, dhe që nga neës do të jetë në dispozicionin e Unai Emery.

20-vjeçari është në superfutbollist, talent i madh dhe golashënues i lindur. Ai në 39 paraqitje te Benfica ka shënuar 5 gola, por për këtë lojtar tash e tutje do të dëgjohet edhe më shumë, kjo është e sigurtë.

 

 

Artikulli paraprakKush është më i mirë Buffon apo Casillas? Ja si përgjigjen dy portierët
Artikulli tjetërAustralian Open, motrat Williams përballen në finalen e madhe