Tani është zyrtare. Juri Tielemans është futbollist i Monacos, kampiones së Francës. Mesfushori belg, deri sezonin e shkuar te Anderlechti, ka firmosur deri në vitin 2022. Lajmi u bë me dije nga vetë klubi i Principatës, teksa nuk është folur ende për shifra, edhe pse pritet që francezët të kenë paguar jo më pak se 35 mln euro te belgët, duke qenë se Tielemans konsiderohet si një ndër talentet e futbollit belg dhe kërkohej nga shumë skuadra.

Artikulli paraprakHamilton me kohën rekorde të shtegut në Monaco
Artikulli tjetërKur “Fenomeni” Ronaldo u grushtua tre herë për arsye qesharake