Liverpooli ka konfirmuar se ish-kapiteni i saj Steven Gerrard do të jetë trajner në akademinë e klubit, transmeton Koha.net.

“Legjenda e ‘Të Kuqve’ do të jetë trajner në kompleksin Kirkby, dhe do të veprojë në një rol të gjerë duke filluar në fazën e zhvillimit profesional të lojtarëve të rinj”, thuhet në konfirmimin e klubit.

Gerrard, që kishte 17 vjet karrierë profesionale me ekipin nga “Anfield Road”, do të fillojë nga shkurti të punojë në akademi nën administrimin e Alex Inglethorpe.

Ai është shprehur se ky vendim nuk është i bazuar në emocione, por në atë se çfarë ai mund t’i ofrojë dhe kontribuojë te Liverpooli.

Artikulli paraprakZyrtare: I famshmi Collina në krye të gjyqtarëve botëror
Artikulli tjetërZyrtare: Milan bën goditjen e parë të madhe dimërore