Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Benficas, Goncalo Guedes.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me kampionin e Francës të cilët do të paguajnë 30 milionë euro për blerjen e tij.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një klubi të madh si Paris Saint-Germain. Të luaj këtu në një nivel të lartë do të më mundësojë të përmirësohem. PSG gjithmonë luan për të fituar tituj andaj synimi im është të fitoj sa më tepër tituj dhe PSG të vazhdojë të fitojë”, u shpreh Guedes.
Image

Artikulli paraprakPlas skandali te Juventusi, Agnelli akuza për bashkëpunim me mafian
Artikulli tjetërZbulohet marrëveshja, ish braziliani i Hajvalisë, huazohet nga Skënderbeu te Laçi