Goditja me kokë ndaj Eren Zahavit i ka kushtuar shumë portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berishës i cili ditën e sotme është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në FIFA.
Institucioni mëi lartë i futbollit ndërkombëtar FIFA ka dënuar me 2 ndeshje pezullim portierin e Kombëtares shqiptare për shkak të sjelljes anti-sportive në fushën e lojës në ndeshjen e nëntorit kundër Izraelit, shkruan Syri.net.
Gjithashtu organi i lartë qeverisës nuk është ndalur me kaq pasi ka dënuar Berishën me një gjobë prej 5 mijë franga zvicerane ndërsa FSHF-ja me 10 mijë franga zvicerane.