Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli kanë vazhduar me përforcime për edicionin e ri.
Skuadra nga Drenasi fillimisht ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin këmbëshpejtë Mendurim Hoti.
Ndërkohë Nikli ka fituar garën edhe për Mevlan Zekën e Lirisë duke e kthyer në Drenas.
Ndërkohë përforcimi i tretë për edicionin e ri është njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Kosovë, Përparim Islami.
Islami kishte dy vite fantastike me fanellën e Trepçës ’89 ku u shpall edhe kampion i Kosovës vitin e kaluar.
Kësisoj Nikli blindon krahun e djathtë të mbrojtjes me një futbollist tejet cilësorë.
Prezantimi i lojtarit pritet të bëhet nga klubi gjatë ditëve të ardhshme