Ferizaj ka shfrytëzuar edhe ditën e fundit të afatit kalimtar për të përforcuar organikën. “Ujqit” janë përforcuar me sulmuesin e Vushtrrisë, Nazif Mulakun dhe njëherit bëhet transferimi i nëntë i ferizajasve këtë afat kalimtar, raporton Gazetasheshi.com.
Mulaku është njëri ndër sulmuesit më të talentuar në vend, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë e Llapit dhe Vëllaznimit të Gjakovës.
Deri më tani Ferizaj ka transferuar Erdin Hashani (Vllaznia P.) Qendrim Dautaj (Flamurtari) Adnan Haxhaj (Drenica) Dren Gashi (Drenica) Visar Zogiani (Flamurtari) Adem Maliqi (2 Korriku) Alban Rexhepi (Vllaznia P.) dhe Armend Blakçorri (Ramiz Sadiku).