Monaco dhe sulmuesi kolumbian Radamel Falcao do të jetë edhe disa vite të tjera së bashku. Kampioni aktual i Francës, përmes faqës së klubit ka bërë tëd itur se Falcao edhe zyrtarisht e ka nënshkruar kontratën e re deri me 30 qershor 2020. Kontrata e tij aktuale i skadonte vetën e vitit 2018, shkruan Korneri.net.
Te Monaco 31-vjeçari kaloi në vitin 2013 nga At.Madrid dhe në 49 ndeshje shënoi 32 gola, duke mos e harruar lëndimin e tmerrshëm që pati duke mbetur jashtë fushave të blerta për gati një vit, ndërsa ai ishte i huauar pak edhe te Manchester United , atje ku nuk bëri asgjë konkrete. /Korneri.net

Artikulli paraprakArlind Ajeti në një skuadër gjermane
Artikulli tjetërTotti do të merr “Çmimin e Presidentit të UEFA-së”