Lajmi ishte përhapur shumë shpejt javën e kaluar në tërë botën, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së sontme është bërë edhe zyrtare. Ernesto Valverde është trajneri më i ri i Barcelonës, shkruan Korneri.net.
Valverde ka nënshkruar kontratë me blaugranët për dy vitet e ardhshme me opcion për edhe një vit tjetër, varësisht suksesit që do të ketë në krye të blaugranëve.
Ai ka zëvendësuar të larguarin Luis Enrique që para pak ditësh e fitoj trofeun e fundit në stolin e Barcelonës, Copa del Rey. /Korneri.net

Artikulli paraprakPërforcimi i Besës para finales së Digitalb Kupës
Artikulli tjetërTotti miqve: Do të vazhdoj të luaj futboll