Futbollisti kosovar, Ylldren Ibrahimaj, ka nënshkruar sot për klubin rus FC Ural Yekaterinburg .

25-vjeçari, i lindur në Norvegji, ishte pjesë e skuadrës së Viking, ndërkohë që vendosi të nisë një aventurë të re në Rusinë e largët, përcjell Korneri.net

Pas Bernard Berishës dhe Odise Roshit që luajnë në kampionatin e Rusisë, Ibrahimaj është shqiptari i radhës që do të provojë këtë eksperiencë, duke ju kujtuar se edhe më herë atje luajti edhe Bekim Balaj.

Ibrahimaj ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Në kampionatin e mbyllur së fundmi te Viking, ai shënoi edhe 7 gola, duke ngjallur interesën e shumë klubeve. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here