Pas një aventure te skuadra nga paralagjja e Prishtinës, FC Hajvalia, portieri i talentuar kosovar Betim Halimi, ka ndarë rrugët me “Arushat”, për tu rikthyer te ish skuadra e tij Drita, ku me mjaft sukses u paraqit në edicionin e kaluar në Superligë.

Halimi është vetëm një nga përforcimet e para te gjilanasit, ku priten përforcime tjera të bujshme te skuadra e Munishit, në mënyrë që të arrihen objektivat e skuadrës e Dritës, që nuk ka pozicion të favorshëm në tabelë.

Halimi në të kaluarën ishte në prova te skuadra londineze Chelsea.

Artikulli paraprakJa me kënd mund të luaj Reali në fazën tjetër të Champions
Artikulli tjetërTifozët e fërshëllejnë por Ronaldo i habit të gjithë me këtë gjest [FOTO]