Skuadra e Drenicës ka zgjidhur çështjen e kryetrajnerit, derisa ka ëmëruar në krye të shtabit teknik Fadil Ramën, pasi shkëputën bashkëpunimin me Afrim Jasharin, shkruan Gazeta Sheshi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kuq e zi, derisa ka zyrtarizuar Ramën në postin e kryetrajnerit.

“Kryesia e klubit gjatë ditës së diel është takuar dhe ka vendosur që t’ia besojë postin e kryetrajnerit, Fadil Ramës. Tekniku drenicas, do të ketë stervitjën e parë pas emërimit të hënën me 28.11.2016, kurse ai do të jetë në bankinë duke drejtuar skuadrën në takimin kundër KF Ferizajt qe zhvillohet në Skenderaj me 30.11.2016”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Rama ishte kryetrajner i skuadrës së Drenicës edhe gjatë sezonit që lëmë pas dhe arriti të siguroj mbijetesën pas fazës së barazhit.

Artikulli paraprakAbazi i zhgënjyer: Nuk e kuptoj pse ajo rënje në pjesën e dytë
Artikulli tjetërNico Rosberg kampion botëror në Formula1