Donis Avdiaj ka marrë dritën jeshile për ndeshjen me Islandën.
Talenti i skuadrës gjermane Schalke 04 ishte i vetmi lojtar që ende nuk dihej nëse do të mundte të luante me Kosovën.
Tashmë talenti kosovar ka marrë përgjigje pozitive prej Federatës Botërore të Futbollit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.