Napoli nuk ka të ndalur së transferuari lojtarë cilësor dhe të rinjë në moshë. Pasi shiti Gonzalo Higuain për rekord 90 milionë euro, nënkampioni italian e përforcoi skuadër me kuadër të ri për një kohë më të gjatë kohore pasi secili është më i mirë se tjetri, e padyshim se njëri prej tyre është edhe mesfushori luftarak defanziv, Amadou Diawara që erdhi nga Bologna.

Mos harroni se 19-vjeçari është kërkuar nga top-klubet evropiane gjatë kësaj vere, por lojtarit nga Guinea i ka pëlqyer shumë projekti i Napolit, andaj vendosi të mbetej në Serie A.

 

 

Artikulli paraprakBayern e lëshoi “makinerinë” e golave në edicionin e ri
Artikulli tjetërFtohet nga Ventura, thyen rekordet shekullore