Roma shumë shpejt ka gjet zëvendësimin  në stol pas largimit të Luciano Spllettit në drejtim të Interit. Trajner i Romës do të jetë Eusebio Di Francesco i cili kthehet aty ku pati momentet më të mira në karrierë si futbollist, Roma. Ai ka nënshkruar zyrtarisht kontratë deri me 30 qershot 2019.

“Falënderoj presidentin dhe zyrtarët e lartë të Romës që ma mundësuan ardhjen këtu. Kalova pesë vite të mira te Sassuolo, por Roma është diçka më ndryshe, një rast i madh për mja pasi do të drejtojë një grup të madh lojtarësh me të cilët do të synojmë gjëra të mëdha”, tha Di Franscesco.

Ai gjatë tërë karrirës së tij si trajner ka aplikuar sistemin 4-3-3, dhe kështu do të luajë edhe to Roma. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona e ka seriozisht…
Artikulli tjetërShokohet Athletic Bilbao, lojtari 22-vjeçar me tumor