Ajo që pritej, u zyrtarizua sot gjatë asamblesë së aksionerëve në “Shtëpinë e Milanit”: marrëveshja për shitjen e klubit kuqezi, e parashikuar për sot, është shtyrë për në një datë të pacaktuar.
Lajmin e bëri të ditur administratori i deleguar, Adriano Galiani. “Nuk u verifikuan kushtet për marrëveshjen me grupin kinez të udhëhequr nga ‘Sino-Europe Sports’. ‘Fininvest’ (shoqëria që zotëron aksionet e Milanit – shën. red.) po punon për të gjetur një marrëveshje me ‘SES’ në një kohë sa më të shkurtër”, tha numri dy i klubit milanez. Milan do t’i ketë deri të premten e ardhshme edhe 100 milionë euro të tjera, para se marrëveshja të finalizohet muajin tjetër.
/Panorama Sport