Lajm i keq për klubin anglez Newcastle United.
Investitori i madh Royals Saudite, nuk ka arritur të blej klubin anglez Neëcastle ndërsa marrëveshja prej 300 milionë shumë lehtë prishet pas katër muajsh shqyrtimi, duke e lënë Mike Ashley pa një blerës serioz.
Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite ka tërhequr procesin e tyre për të marrë në duart e tyre klubin nga Premier League. Një deklaratë lexohet: ‘Me një vlerësim të thellë për komunitetin Neëcastle dhe rëndësinë e klubit të tij të futbollit, ne kemi marrë vendim që ta tërheqim interesin tonë për blerjen e Newcastle United Football Club Club. “Ne e bëjmë këtë me keqardhje, pasi ne ishim të ngazëllyer dhe të përkushtuar plotësisht për të investuar në qytetin e madh të Neëcastle dhe besojmë se mund të ishim kthyer në klub në pozitën e historisë, traditës dhe meritës së tifozëve të tij.

‘Në fund të fundit, gjatë procesit të zgjatur të paparashikueshëm, marrëveshja tregtare midis Grupit të Investimeve dhe pronarëve të klubit skadoi dhe teza jonë e investimeve nuk mund të mbahej, veçanërisht pa qartësi për rrethanat në të cilat do të fillojë sezoni i ardhshëm dhe normat e reja që do të lindin për ndeshje, stërvitje dhe aktivitete të tjera ‘., është thënë nga investitorët potencial arab.
Gjatë muajve të fundit mediet britanike fanazonin shumë me blerjet e ardhshme të klubit të ri të pasur, por duket se paskan qenë vetëm gëzime të qastit. /Korneri.net