Shorti i Boterorit -2018 ne futboll do te hidhet ne Kremlin me 1 dhjetor, beri te ditur FIFA te henen, duke konfirmuar propozimin e zv/kryeministrit rus i ngarkuar edhe me sportet dhe president i Federates Ruse te Futbollit (RFU), Vitali Moutko.

“Ceremonia e hedhjes se shortit te Kupes se botes do te zhvillohet me 1 dhjetor. Kam sugjeruar Pallatin e Kongreseve ne Kremlin dhe tashme gjithcka varet nga FIFA”, kishte deklaruar Mutko, i cituar nga agjencia zyrtare e shtypit ruse TASS, gjate nje takimi me kryeministrin Dmitri Medvedev.

FIFA dhe komitetim organizator i Kupes se botes 2018 “konfirmojne se shorti i Boterorit -2018 do te hidhet me 1 dhjetor ne Pallatin e Kongreseve ne Kremlin”, beri te ditur per AFP nje zedhenes i FIFA-s.

Kjo salle “prestigjioze me kapacitet prej 6.000 epektatoresh ka pritur ne te kaluaren koncerte te artisteve nderkombetare, si dhe shfaqje baleti dhe opere”, saktesoi FIFA.

Artikulli paraprakE gjithë Evropa pas tij! Agjenti e cilëson karrierën e tij në udhëkryq…
Artikulli tjetër“Final – Four”: Pas finishit dramatik, Peja arrin finalen e madhe