Borussia Dortmund ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Bayer Leverkusen, Omar Toprak, për sezonin tjetër.

27-vjeçari do ti bashkohet 8 herë kampionëve të Gjermanisë, gjatë verës.

Toprak do të nënshkruajnë një kontratë deri më 30 qershor 2021, njofton klubi i Dortmundit.

Në karrierën e tij, Toprak ka bërë 181 paraqitje në Bundesligë për SC Freiburg dhe Bayer Leverkusen, duke shënuar pesë gola. Gjithashtu ai ka 23 paraqitje në Ligën e Kampionëve (2 gola), si dhe 25 ndeshje me kombëtaren e Turëisë.

“Ömer Toprak është një mbrojtës i fortë me përvojë ndërkombëtare dhe cilësi të mëdha udhëheqëse”, ka thënë drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc.

Artikulli paraprakKlubi italian drejt falimentit, rrogat ia paguan… Kombëtarja shqiptare
Artikulli tjetërPse u zëvendësua Messi? Enrique shtang gazetarët