Sipas raporteve më të fundit në mediat britanike, Rafael Benitez, do të vazhdojë të jetë trajner i Newcasle United edhe në sezonin e ardhshëm, pasi zyrtarët e klubit janë të lumtur që ai arriti ta rikthej ekipin në Premier League.

Drejtori i skuadrës, Mike Ashley deklaroi se spanjolli do të ketë në dispozicion të gjithë shumën që klubi përfitoi nga ngjitja në Premier League dhe çdo të ardhur nga shitja e lojtarëve për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ri.

Newcastle këtë sezon fitoi Championship duke qëndruar vetëm një vit në “purgatorin” e Kategorisë së Dytë angleze./Korneri.net.

Artikulli paraprakZidane definitivisht mendon se Reali nuk është favorit në finale
Artikulli tjetërLajmi i ditës vjen nga Anglia: Vardy gjatë verës kalon te gjiganti spanjoll