Bayern München ka rënë dakord me Helsingborg IF, për transferimin e sulmuesit 16-vjeçar Alex Timossi Andersson.

Reprezentuesi i ri suedez do të kaloi te gjiganti bavarez me 1 qershor 2019, dhe deri atëherë ai do t luaj në klubin e tij aktual Helsinborg IF, ku deri më tash ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar dy gola gjatë këtij stinori në ligën e dytë suedeze, shkruan Korneri.net.

“Alex Timossi Andersson është lojtar shumë i talentuar,” ka Hasan Salihamidzic. “ Para se t’i bashkohet klubit tonë, ai do të vazhdoj eksperiencën te klubi i tij amë për shkak edhe të obligimeve familjare,” tha drejtori sportin i Bayern.

Alex Timossi Andersson është pjesë e skuadrës së parë Helsingborg IF që nga janari i këtij viti. Sulmuesi shumë i talentuar ka zhvilluar katër ndeshje dhe shënuar dy gola për përfaqësuesen e Suedisë U15, dhe dy gola në shtatë ndeshje për U16. /Korneri.net

Artikulli paraprakNis operacioni ‘fshesa’, Milani largon 2 ‘yje’
Artikulli tjetërÇfarë katastrofe për Tottenham