Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka konfirmuar orën për “El Clasicon” e parë të sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka konfirmuar orën për “El Clasicon” e parë të edicionit të ri në La Ligë.
Barcelona pret Real Madridin dhe Tebas ka konfirmuar datën dhe orën, që është mjaft e pazakonshme për një duel kaq të madh.
“El Clasico do të luhet të shtunën më 3 dhjetor në ora 16:15”, u shpreh Tebas për “Cadena Ser”.
“Me këtë sistem të orarit do t’i dyfishojmë të hyrat”, theksoi ai.