Nis ri-ndërtimi i Barcelonës pas largimit të Neymar. Klubi blaugrana ka zyrtarizuar blerjen e Paulihos për 40 milionë euro. Mesfushori brazilian, i cili më parë ka luajtur te Tottenham, vjen nga Guangzhou E vergrane, aty ku luan që nga viti 2015.

Klauzola e 29-vjeçarit do të jetë 120 milionë euro, ndërkohë që prezantimi dhe firma do të bëhen ditën e enjte. Paulinho është një kërkesë e trajnerit Valverde, i cili kërkon një mesfushor me muskuj para mbrojtjes, pasi Busquets nuk garanton më rendiment në të gjitha ndeshjet.

Me Brazilin ka shënuar 9 gola në 41 ndeshje.

Artikulli paraprakNjë gjyqtar shqiptar për Milan-Shkëndija
Artikulli tjetërReali e ka të ardhmen e garantuar, zbuloni 6 super talentet