Drejtues të Barcelonës zyrtarisht kanë konfirmuar mungesën e mesfushorit Andres Iniesta në ndeshjen e fundjavës kundër Eibarit të vlefshme për javën e 19-të në La Ligan spanjolle.

“Rikuperimi i tij për seancat e ardhshme stërvitore dhe ndeshjet do të varet nga gjendja e tij, por mund të konfirmojmë se ai nuk do të udhëtojë me ekipin në Eibar për ndeshjen e së dielës në ligë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.
Spanjolli do të mungojë për shkak të një dëmtimi të pësuar në pjesën e parë në ndeshjen kundër Real Sociedadit në Copa del Rey.

Artikulli paraprakEkskluzive, zyrtare: Besa sërish godet fuqishëm
Artikulli tjetërMilan ka një ide fantastike për mesfushën, por jo…?