Gareth Bale ishte më meritori për arritjet e kombëtares uellsiane gjatë këtij viti kalendarik.

Uellsi u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian dhe arriti deri në çerekfinale të Euro 2016.

Merita më e madhe për këtë sukses të shtetit britanik, ka Gareth Bale i cili ishte lider i kësaj skuadre.

Bale pati një sezon të mrekullueshëm edhe me Real Madridin ku triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe të gjitha këto suksese nuk u lanë pa u kurorëzuar me çmimin ‘Futbollisti i Vitit’, në vendlindjen e tij.

Kjo është hera e katërt rresht që Bale e fiton këtë çmim dhe e gjashta në total gjatë karrierës së tij.

Artikulli paraprakTrajneri i Izraelit: Nga Shqipëria kthehemi me pikë të plota…
Artikulli tjetërIzraeli ka skuadër të frikshme, kurse Shqipëria më të vlefshme