Cesar Azpilicueta e ka vazhduar kontratën me Chelsea deri në qershor të vitit 2020.mbrojtësi spanjoll 27-vjeçar arriti marrëveshje me klubin e tij për vetëm pak orë bisedimesh pasi ai i beson jashtëzakonisht shumë projektit serioz që ka Chelsea e sidomos trajnerit italian Antonio Conte që me këtë ritëm do të dërgoj skuadrën lodnineze deri në fund, drejt titullit kampion.

“Jam shumë i lumtur që arrita mërrëveshje të re. kam ardh këtu për të fituar trofe sa më shumë dhe duket se jemi në rrugën e duhur. Kjo kontratë më ka bërë edhe më të qetë andaj tash vetëm duhet të punojmë sa më shumë për të arritur objektivat që kemi” tha Azpilicueta i cili është pjesë e Chelsea që nga viti 2012..

 

 

Artikulli paraprakKëta 5 futbollistët e fituan ‘Topin e Artë’ pa e merituar
Artikulli tjetërMourinho nxjerr në shitje dy super lojtarë