Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje pezullim për shkak se shtyu një zyrtar të ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Disiplinor në futbollin australian, ndërsa “ylli” kosovar do t’i mungojë Melbourne Victoryt në ndeshjet ndaj Central Coast dhe Ëestern Sydney.

“Së pari dua të kërkoj falje për veprimin tim. Nuk është e mirë të prekësh asnjë zyrtar të ndeshjes dhe më vjen keq për këtë. Fokusi im është që të stërvitem vazhdimisht për tu bërë gati për fushë pas dënimit me dy ndeshje” ka thënë Berisha.

Artikulli paraprakBënë nga 4 zëvendësime, Arsenali dhe City rrezikojnë skualifikimin në Kupë
Artikulli tjetërGjilani mbetet pa humbje, por ia teproj me barazime