Armando Sadiku është një lojtar i Luganos. Zyrtarizimi ka ardhur pasi të dyja klubet kanë arritur të gjejnë marrëveshjen që përflitej prej disa ditësh, të paktën për një huazim deri në fundin e këtij sezoni.
Skuadra e Zyrihut është kryesuesja e kategorisë së dytë në Zvicër me një diferencë prej 12 pikësh, duke arritur të jetë shumë pranë sigurimit të kualifikimin për në Superligë, ndërkohë tek Lugano, Sadiku është një përforcim mbijetese ashtu si edhe trajneri i ri, Paolo Tramezzani