Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Përfaqësuesja e Argjentinës ka bërë të ditur se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk do t’i bashkohet ekipit të Sampaolit për dy ndeshjet miqësore të radhës ndaj Rusisë dhe Nigerisë, pasi ka pësuar një lëndim të lehtë gju.

“Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, është larguar nga skuadra e Argjentinës për miqësoret kundër Rusisë dhe Nigerisë për shkak se ka ndjerë disa dhimbje në gju”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakShpallet lista e Kosovës U21, janë katër emra ta rinj
Artikulli tjetërSpalletti dhe Kloop me dëshirë të përbashkët në merkato