Është e çuditshme sesi nuk kanë llogaritur shumë klubet kosovare në mbrojtësin shumë cilësor, Ardian Shaljani.

Ish-anëtari i Ferizajt dhe më herët i Besës së Kavajës dhe së fundmi Kekut ku luajti gjashtë muaj, karrierën do ta vazhdojë te skuadra shqiptare KS Burreli, shkruan Korneri.net

Burreli i ka besuar shumë 20-vjeçarit pasi edhe më herët sa ishte pjesë e Besës, është përcjell me vëmendje të shtuar nga skautët e klubit, andaj vendosën pa menduar dy herë që ta marrin nga Keku dhe të nënshkruajnë me të për gjashtë muaj, por me mundësi të vazhdimit të kontratës për edicionin e ardhshëm.  

Edhe vet klubi shqiptar përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ka bërë të ditur lajmin, dhe duket qartë se janë të lumtur që arritën marrëveshje me Shaljanin, që bëhet transferimi i parë i afatit dimëror. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here