Vjen edhe lajmi tjetër i madh për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Sulmuesi i skuadrës holandeze Heernveen, 21-vjeçari Arbër Zeneli, ka marr dritën e gjelbër nga FIFA, për të drejtë lojë kundër Kroacisë. Lajmin e konfirmuan para pak çastesh zyrtarët e lartë të FFK-së. Tashmë faza ofanzive e Kosovës bëhet edhe më e pasur në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese kundër Kroacisë që zhvillohet me 6 tetor në Shkodër.